Nënkryetari i Komisionit të BE Valdis Dombrovskis, thote se rregullat e tij kunder pastrimit të parave janë nder me te ashprat në botë. "Por tani ato edhe duhet të zbatohen me konsekuencë", e kjo ka munguar në vitet e fundit, kujton ai. Shumë shtete anëtare të BE-së nuk i zbatojnë në praktikë rregullat ose janë tepër të dobët në mbikqyrjen dhe rishikimin e transaksioneve financiare të dyshimta. Prandaj Komisioni i BE po propozon tani zyrtarisht atë që është përgatitur në Bruksel prej muash: që një autoritet i ri mbikëqyrës i BE të mbikqyrë vendet anëtare dhe të monitorojë dhe kontrollojë vetë institucionet e mëdha financiare ndërshtetërore, që paraqesin rreziqe, thote DË.