Rregullatorët europianë nisën hetime kundër kompanive Apple, Google dhe Meta, rasti i parë ky i verifikimeve ttilla bazuar në ligjin e ri të hyrë rishtaz në fuqi, i cili synon t`i bllokojë kompanive të mëdha kontrollin e tregut dixhital. Komisioni Europian sqaroi se firmat në fjalë po hetohen për “mosbindje” ndaj Aktit të Tregjeve Dixhitale (ATD).