Bashkimi Europian i ka bërë thirrje si kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ashtu edhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic që ta pranojnë pa kushte ftesën e bllokut për të marrë pjesë në takimin e krizës në Bruksel. Ishte përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurine, Josep Borrell, ai që e bëri këtë ftesë në mesin e përshkallëzimit të tensioneve mes dy vendeve.