Dallgë të mëdha, që arritën deri në rreth dy metra e gjysmë lartësi, si edhe batica që shënoi nivel maksimal, shkaktuan përmbytje në disa zona të Orikumit. Uji i detit doli në rrugë dhe depërtoi në banesa, biznese dhe në një hotel, duke përmbytur gjithashtu rrugën e plazhit të Orikumit.