Top Channel/ Bastet, sportive online qeveria miraton rregullat teknike
11/03/2026 23:10

Pas më shumë se 2 vitesh pritje për aktet nënligjore, qeveria ka miratuar sot vendimin që përcakton rregullat teknike për funksionimin e basteve sportive online në Shqipëri. Vendimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrisë së Financave dhe vendos standardet që duhet të plotësojnë platformat ku do të ofrohen këto baste. Një nga elementët kryesorë është identifikimi i detyrueshëm i çdo lojtari. Pra, kushdo që do të përdorë këto platforma duhet të regjistrohet me të dhëna të verifikuara, në mënyrë që të parandalohet përdorimi nga persona të paautorizuar apo nga të miturit. Një tjetër process I rëndësishëm lidhet me pagesat. Çdo transaksion, qoftë depozitë apo fitim, duhet të regjistrohet dhe të monitorohet në kohë reale nga institucionet përgjegjëse. Kjo synon të rrisë transparencën dhe të shmangë abuzimet apo aktivitetet e paligjshme. Vendimi parashikon gjithashtu që sistemet e kompanive të licencuara të kenë standarde të caktuara teknike, si në programet kompjuterike ashtu edhe në pajisjet që përdoren. Përpara se të vihen në funksion, këto sisteme duhet të certifikohen për të garantuar sigurinë dhe kontrollin e tyre. Miratimi i këtyre rregullave konsiderohej një hap i domosdoshëm për funksionimin e tregut të basteve online, pasi prej muajsh mungesa e akteve nënligjore kishte lënë të paqartë mënyrën se si do të operonte ky sektor në praktikë. Tashmë, me përcaktimin e standardeve teknike, pritet që procesi i licencimit dhe funksionimit të platformave të hyjë në një fazë më konkrete. Ndërkohë janë edhe 7 akte të tjera nënligjore të cilat pritet të formulojë dhe të vihen në zbatim. Praktikisht ligji për bastet online hyri në fuqi në 1 pril 2024 por qëndronte i pazbatueshëm. Janë 10 licenca në dispozicion të cilat do të kenë një afat 10 vite për ushtrimin e këtij aktiviteti në Shqipëri. Për të aplikuar kompanitë duhet të ketë kapital themeltar 40 milionë lekë, ndërkohë tarifa e licencimit për ushtrimin e këtij aktiviteti është 400 milionë lekë. Sa i takon tatimit, sipas ligjit të ri, oganizatorët e kategorisë “Baste sportive online” derdhin brenda datës 15 të muajit pasardhës në llogari të Fondit të Posaçëm masën 15% të të ardhurave bruto nga loja, ndërsa lojtarët do të trajtohen sipas ligjit për tatimin mbi të ardhurat

Top News- Lufta rajonale drejt një fazë të re, Izraeli i zbulon planin djallëzor Iranit
11/03 23:15
Top News- Irani do sulmojë SHBA me drone/ FBI paralajmëron, jepet alarmi
11/03 23:15
Top News- Seri sulmesh të fuqishme ajrore, oshtinë qielli nga bombat e raketat
11/03 23:15
Top Channel/ Bastet, sportive online qeveria miraton rregullat teknike
11/03 23:10
Top News – ‘Greqia, faqe të re për energjinë bërthamore’/ Reagojnë ashpër deputetët ndaj Mitsotakis
11/03 22:59
Top News – 3 kushtet e Iranit për fundin e luftës. Pezeshkian flet me Putin dhe homologun pakistanez
11/03 22:55
Top News – Qëndrimi i Spanjës për luftën në Iran, Trump kërcënon: Mund t’i ndërpres lidhjet tregtare
11/03 22:52
Top News- Shpërthimi në ambasadën amerikane, tre norvegjezë në pranga, lidhje me terroristët
11/03 22:47
Top Channel/ Protesta e PD të enjten, “blindohet” kuvendi me gardh metalik
11/03 22:27
Top News – Integrimi i Shqipërisë në BE / Marta Kos: Në fokus standardet për sundimin e ligjit
11/03 22:20
Top News- PE vlerëson Shqipërinë e Malin e Zi/ Miratohet raporti për zgjerimin, por me kushte
11/03 21:47
Top Channel/ Protesta e opozitës, Parlamenti blindohet me gardh metalik, shtohen masat e sigurisë
11/03 20:48
Top Channel/ Rol kyç në trafikun e kokainës, zbulohen emrat e mafiozëve shqiptarë, pjesë e Los Lobos
11/03 20:24
E fundit! Gjesti përfundon në burg/ Ja çfarë ka ndodhur me ish fituesin e BBV, detajet e fundit
11/03 20:15
Top Channel/ Kanabisi zhvendoset në shtëpi, Policia: Po bëhet në ambiente të mbyllura
11/03 20:10
Top Channel/ Debati për paraburgimin, juristët të ndarë për vendimin që pritet
11/03 19:58
Top Channel/ AKU bllokon 738 kg fileto pule në KMY, bllokohet edhe djathë në “Bonum”
11/03 19:50
Top Channel/ Si u sulmua kuvendi nga hakerat, ekspertët e IT: Nga “piratë” globalë të paguar
11/03 19:48
Top Channel/ Anulohet tenderi për portin e ri në Porto Romano, ministri: Shkak kostot
11/03 19:46
Top Channel/ “Shqipëria e Mali i Zi duhen në BE”! PE: Europa të heqë burokracitë
11/03 19:45
DIGITALB DIGITALB