Për katër vitet e ardhshme Shqipëria dhe Zvicra kanë një program bashkëpunimi që përfshin ndihmën në disa fusha. Një fazë e re e programit të bashkëpunimit midis Zvicrës dhe Shqipërisë u lançua sot, që ka për synim kontributin për demokraci, zhvillim ekonomik, shëndetësi dhe ndryshimet klimatike. Ky bashkëpunim do të zgjasë për 4 vitet e ardhshme.