Partia Demokratike ka mbledhur sot Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’. Kryetari i PD, Lulzim Basha propozon që kur PD është në opozitë, kryetari i partisë së jetë njëherësh edhe kryetar i grupit parlamentar. Në këtë mënyrë, Gazment Bardhi nuk mund të jetë në jetë me kryetar të grupit, pasi përplasjet që kanë pasuar me rikthimin e Bashës si kryetar. Sipas nenit 48, pika 3, kryetari i partisë mund të caktojë një nënkryetar të partisë për të marrë pozicionin e drejtimit të Grupit Parlamentar. Ky është një nga vendimet që pritet të merret sot në Kuvendin Kombëtar të PD-së, me miratimin e statutit të ri.