Dikur vetëm një lagje e fshatit Tërvol të Gramshit numëronte 1500 krerë bagëti, sot i vetmi i mbetur me 65 krerë bagëti është 72 vjeçari Ferit Sinani. Feriti ecën çdo ditë më shumë se 30 km për të kullotur bagëtinë, por trashëgiminë e familjes e ka të vështirë ta braktisë. Sipas të moshuarit, bagëtitë janë fitimprurëse, sidomos për ca të ardhura shtesë mbi pensionin.