Top Channel/ Banorja vë duart në kokë kur shikon masakrën! Video tjetër nga tragjedia në Shkodër
31/10/2024 20:02

Një video tjetër publikohet nga masakra me tre të vdekur në Shkodër. Ndërsa ende nuk ka mbërritur policia dhe ambulancat, viktimat janë të shtrira në tokë dhe disa të rinj po i japin ndihmën e shpejtë dhe po lajmërojnë urgjencën. Të vdekur mbetën Hamza Lici, Arlind Bushati dhe Flutura Basha. Si ndodhi ngjarja? Numri i viktimave nga masakra në Shkodër shkoi në tre me vdekjen e Arlind Bushatit, djalit të ish-kandidatit për deputet në këtë bashki, Xhemal Bushati. Një makinë në lëvizje me autorë ende të paidentifikuar qëlloi në armë zjarri drejt Hamza Licit dhe Arlind Bushatit. Lici ndërroi jetë, ndërsa Arlind Bushati luftoi për jetën në spital për disa orë pasi mori një plumb në kokë. Lici dhe Bushati po udhëtonin nga Shkodra drejt Koplikut me makinën tip Benz me targa kroate, në momentin që u qëlluan. Viktima Hamza Lici është vëllai i Ibraim Licit, i kërkuar për vrasje. Përpara disa ditësh Arlind Bushati denoncoi në polici një atentat të dështuar ndaj tij në qendër të qytetit të Shkodrës. Ai po qëndronte jashtë një lokali kur dy të rinj iu afruan me motor dhe i drejtuan armën, por dyshohet se arma u është bllokuar. Në këtë masakër me tre viktima, e vdekur mbeti edhe një kalimtare e cila po udhëtonte më motor së bashku me bashkëshortin. Bashkim Basha dhe Flutura Basha kanë qenë duke udhëtuar me motor kur mjeti tip Benz me të cilin po udhëtonte Lici dhe Bushati ka humbur kontrollin dhe i ka përplasur. Për shkak të plagëve të rënda Flutura Basha ka ndërruar jetë, ndërsa Bashkim Basha vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, aktualisht i vetmi i plagosur nga ngjarja. Një makinë tip Land Rover model i ri e djegur është gjetur në fshatin Grudë e re të Shkodrës 10 minuta pas ngjarjes. Brenda saj janë gjetur 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në atentat. Nga ana tjetër në makinën me të cilën po udhëtonin viktimat Hamza Lici dhe Arlind Bushati u gjetën tre pistoleta. Dyshimet e para nga atentati janë përplasjet mes dy grupeve në Shkodër, Bajrat dhe Licët. Deri më tani disa persona janë shoqëruar në komisariat, ndërsa ende nuk ka një autor.

Top News – Ftesa e pestë për protestuesit. Edi Rama shtron sërish tryezën e dialogut
24/10 11:47
Top News – Arrestohet edukatorja në Korçë. Dyshohet se dhunoi 4 vjeçarin, u kap nga kamerat
24/10 11:11
Top News – Mbyti babanë me tel. Vajza akuzohet për vrasje, nëna e saj për fshehje krimi
24/10 11:10
Top Channel/ Protesta, demokratët e Shkodrës dhe 4 bashkive të tjera të veriut nisen drejt Tiranës
24/10 11:08
Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53