Top Channel/Bankers lëshonte fatura fiktive/Faturuar 100% shërbim “Stand by”, pa kryer asnjë shërbim
03/08/2025 15:08

Dosja hetimore e prokurosise së fierit për kompanine koncesionare që shfrytëzon burimet e naftës nën tokë në patos marinzë fier, liston një seri shkeljesh të rënda me pasoja të mëdha financiare në dëm të shtetit. Kompania e cila ka nxjerrë dhe shitur mbi 5 miliardë dollarë naftë bruto nuk ka paguar asnjë taksë dhe kjo sipas prokurorisë është bërë duke rritur në mënyrë fiktive faturat. Ndërkohë që ska paguar taksat, bankers petroleum ka marrë para si rimbursim I TVSH nga shteti. Prokuroria në dosjen e saj liston shkeljet ligjore të cilat janë identifikuar me ulje të kreditimit të TVSH-së Në dosje thuhet se në furnizimin e transportit të mallrave është konstatuar se faturat e lëshuara për këto furnizime. nuk janë lëshuar në momentin e kryerjes së shërbimit. pra në kundërshtim me kërkesat e ligjit. Nga verifikimi analitik i blerjeve rezulton se: faturat e blerjes nuk paraqesin të dhëna identifikuese të mjaftueshme për mallrat e blerë, apo elementët që duhet të plotësohen si në faturë apo edhe në dokumenta shoqërues, mbi bazën e të cilave të vërtetohet saktësia e deklarimeve të shoqërisë. Këto kërkesa janë edhe më të domosdoshme në rastin kur blerjet me tre fatura të njëpasnjëshme janë kryer brenda së njëjtës datë për artikuj të natyrës së njëjtë. E njejta shkelje edhe me punimet e kryera në ndërtim e Faturuar vetëm vlera e ditëgadishmërisë dhe për këtë periudhë, nuk është kryer asnjë shërbim nga kjo kompani. Në këto kushte, faturimi i ditëve pezull nuk është kryer në funksion të aktivitetit për të cilin shoqëria është parashikuar. Për periudhën e mësipërme, kjo shoqëri ka faturuar 100% shërbim "Stand by", pra duke mos kryer asnjë shërbim në funksion të aktivitetit.Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16