Gati 5 miliardë euro. Kaq ka arritur vlera e kredive që bankat në Shqipëri kanë dhënë për blerjen dhe investimin në pasuri të paluajtshme. Shifra është rritur në nivele rekord dhe sot më shumë se gjysma e portofolit të kredisë, rreth 52%, lidhet me sektorin e pronave. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se tregu imobiliar po mbetet destinacioni kryesor i financimit bankar, duke zënë peshën më të madhe në huadhënie.