Bankat janë në rrugë për të thyer rekordin e vitit të mëparshëm sa i përket fitimeve të tyre. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në janar fitimet u rritën me 65% në krahasim me një vit më parë në vlerën e mbi 3.7 miliardë lekë ose 35.6 milionë euro fitim. Sipas ekspertëve bankat po përfitojnë mbi normalen e tregut për shkak të disa faktorëve.