Banka e anglisë rriti normat e interesit këtë të enjte në nivelte më të larta në 33 vite, teksa përpiqet të frenojë inflacionin në rritje edhe pse ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar po rrëshqet drejt recesionit. Banka qendrore bëri rritjen e saj të tetë të normës së interesit në më pak se një vit, duke e çuar normën e saj bazë në 3%. Shifër kjo që do të thotë më shumë vështirësi për ata me hipoteka, kartë krediti dhe kredi bankare.