Top Channel/ Banesa kundrejt pagesës! Pas denoncimit të “Fiks Fare”, SPAK lëshon 8 masa arresti
19/11/2024 19:50

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka nisur hetimet për Entin Kombëtar të Banesave. Po ashtu mësohet se janë lëshuar është 8 masa arresti. Konkretisht masat janë dhënë për: Arrest burg: Enxhi Çelaj, Viola Mema, Vasil Karasaliu, Behare Luzi, Gëzim Sylaj. Detyrim paraqitje: Sokol Sylaj, Shyqyri Dema, Gazmend Panxha. Prokuroria e Posaçme, nisi hetimet mbi bazën e informacionit të depozituar nga emisioni investigativ “Fiks Fare” në “Top Channel”, se disa persona në qytetin e Durrësit premtonin dhënien e banesave sociale kundrejt pagimit të shumave monetare. SPAK zbardhi skemën me të cilën vepronin të përfshirët në mashtrim. Të akuzuarit prezantoheshin si punonjës me funksione drejtuese në administratën shtetërore, drejtorë në Drejtorinë e Përgjithshme. Personat që ishin të interesuar për banesa sociale, veç pagesës paraprake, do t’u dorëzonin të hetuarve dokumentacionin për procedurat standarde për përfitimin e banesës sociale. Më pas, personave të interesuar do t’u dërgohej një SMS konfirmimi nga ana e Bashkisë Durrës, periudhë kur sipas tyre do bëhej shpallja e fituesve ndërsa hyrja në banesë do të bëhej pas disa muajsh. Pas hetimeve, u zbulua se personat nën hetim, në bashkëpunim mes tyre, në 4 episode të ndryshëm kanë kërkuar dhe marrë përfitimin e parregullt të shumave monetare që variojnë nga 5 000 (pesë mijë) deri në 10 000 (dhjetë mijë) euro dhe si persona me funksione publike kanë ushtruar ndikimin e tyre të paligjshëm, për të mundësuar përfitimin e një banese sociale në Durrës. Të hetuarit u dërgonin personave të interesuar një SMS, përmes numrit të tyre të telefonit celular: “Pershendetje, Z./Znj…. Ju njoftojm se fazen e par te fitueses, per banes sociale..e keni kaluar me sukses .Do njoftoheni per cdo gje ne vazhdimesi-Me rrespekt nga bashkia-DURRES”. Deri më tani është bërë e mundur ekzekutimi i masave të sigurimit personal të caktuar nga gjykata ndaj dy personave të tjerë nën hetim V. M., dhe Sh. D.,të cilët rezulton se prej disa kohësh janë larguar jashtë shtetit, të shpallur në kërkim. SPAK sekuestroi dy automjete BMË X6, dhe Volksëagen Passat, 7 aparate telefonash celularë, një armë e dyshuar pistoletë sportive, me ngjyrë të zezë, me mbishkrim Col 9 mm A.K dhe “Bloë Magnum”, me krehër dhe 24 fishekë manovër dhe dokumente të ndryshme.

Top Channel/ Rritet numri i aksidenteve, Instat: 6% më shumë se viti i kaluar
27/10 23:09
Top Channel/ Dita e 15-të e protestës e qetë dhe me pak pjesëmarrës, digjen kosha mbeturinash
27/10 23:06
Top Channel/ Zbulohet data, ja kur mund të mbahen zgjedhjet. Begaj nis konsultimet
27/10 23:04
Top Channel/ Të rinjtë përballë koshave të mbeturinave, digjet dhe një pemë në Tiranë
27/10 22:59
Top News- Vrau 22-vjeçaren shqiptare në Itali/ Dënohet me burgim të përjetshëm autori
27/10 21:30
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë/ Studentët përsërisin kërkesën: Rama të iki!
27/10 21:24
Top Channel/ Protesta e 15 në bulevard, studentët shmangen incidentet
27/10 20:14
Top Channel/ Debati për të drejtat e autorit, “Acromax” dyshime për censurë, reagon ministria
27/10 20:03
Top Channel/ Debat mes socialistëve për imunitetin e Guvernatorit, miratohen ndryshimet në ligj
27/10 19:42
Top Channel/ Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
27/10 19:18
Top News- “Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes”, Rama reagon për Paketën e re Fiskale
27/10 19:15
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10 18:42
Top News – SPAK çon për gjykim grupin Rraja. Trafikuan tonelata me lëndë narkotike në Europë
27/10 18:37
Top Channel/ Pasi hoqën pllakatën e Aleks Nikës, protestuesit tjetër mesazh: 21 janar ka çdo ditë
27/10 18:26
Top News – Bora e parë në Kukës/ Reshjet përfshijnë disa fshatra malorë
27/10 18:10
Top News – Kukësi ‘mbulohet’ me petkun e bardhë, shënohen reshjet e para të dëborës
27/10 17:49
Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05
Top News- Dita e 15-të e tubimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave
27/10 17:04
Top Channel/ Digjen koshat e plehrave te Ministria e Arsimit, marshojnë drejt kryeministrisë
27/10 16:52