Tensionet po rriten në Lindjen e Mesme pas një sulmi me dron ndaj Ambasadës Amerikane në Bagdad. Sipas burimeve të sigurisë irakiane, sulmi u parapri nga disa shpërthime të dëgjuara në kryeqytet, të cilat thuhet se shkaktuan dy viktima. Një burim i sigurisë amerikane konfirmoi se ambasada u godit nga dy dronë. Pas këtij sulmi ambasada njoftoi qytetarët amerikanë të largohen menjëherë nga Iraku. "Qytetarët amerikanë që zgjedhin të qëndrojnë në Irak inkurajohen fuqimisht të rishqyrtojnë vendimin e tyre në dritën e kërcënimit të madh që paraqesin grupet terroriste të milicisë të lidhura me Iranin", thuhet në deklaratë.