Një automjet tip “Mercedes-Benz” ka shpërthyer në lëvizje mbrëmjen e sotme, rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, në qendër të Gjirokastrës. Policia konfirmon se në shpërthim është përdorur lëndë plasëse, tritol, ndërsa po punohet për të përcaktuar sasinë e saj.