Përmbytjet e rënda të natës së shkuar kanë lënë të paktën 42 të vdekur në perëndim të Gjermanisë. Në qytezën thuajse të përmbytur të Geienkirchen, rezidentët thonë se askush nuk e priste këtë katastrofë. 30 të vdekur janë raportuar në rajonet Rine-Vestfalia dhe ai fqinjë Rineland. Qyteza e Shuld, në jug të Bonn, ishte gjithashtu e dëmtuar rëndë më të paktën katër të vdekur e dhjetra të humbur pas ngritjes së lumit Ar tej brigjeve. Uji mori me vete gjashtë shtëpi, teksa të tjerë banorë strehoheshin në çatitë e banesave të tyre. Tetë njerëz dhe dy zjarrfikës u vranë në rajonin Euskirshen gjatë përpjekjeve të shpëtimit, ndërsa rreth 300 ushtare ishin dislokuar në vend, duke punuar me autoblinda, helikopterë dhe gomone.