Në kufirin turko-bullgar, një polic dallon një emigrant të fshehur në pjesën e sipërme të një kamioni. "Për shkak të rrethanave, sic është pushtimi rus në Ukraine e të tjera, ne po bëjmë akoma edhe më shumë përpjekje e po angazhojmë më shumë burime njerëzore, më shumë oficerë policie janë të përfshirë në operacione. Do të thoja se të gjithë janë vërtet të shqetësuar për kërcënimet e mundshme me të cilat po përballemi ”, thotë Adriana, pjesëtare e policisë spanjolle, që vepron në kuadër të Europolit.