Një 29-vjeçar, që dyshohet se ka ndihmuar vrasësin e Arjan Gosës në Kavajë të largohej nga vendngjarja pasi kreu krimin, është vënë sot në pranga. Sipas policisë, shtetasi me iniciale E.K. ka shkuar pranë lokalit ku Habib Rexha vrau Gosën dhe e ka marrë me makinë, pas atentatit.