Protestues arabë-izraelitë marshuan me flamurë palestinezë në qytezën Hittin në veri të Izraelit, duke kërkuar të drejtën e kthimit të refugjatëve palestinezë në tokat e shtëpitë e tyre, të dëbuar që prej konfliktit të 1948 pas shpalljes së shtetit të Izraelit. Tel Avivi feston 73-vjetorin e themelimit të shtetit hebre në 1948, sipas kalendarit vendas.