Një shtetase braziliane ka përfunduar në prangat e policisë së Shkodrës pasi apartamentin e marrë me qira e kishte vënë në dispozicion të ushtrimit të prostitucionit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Sipas bluve të Shkodrës, në kuadër të operacionit të koduar “Rent home 10”, e arrestuara është shtetasja L. S., 29 vjeçe si dhe një 40-vjeçar, N. H., përfitues nga veprimtaritë kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, Njoftimi i policisë: Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Rent home 10”.