Matteo Salvini, tani mund të marrë frymë lirisht: Zëvendëskryeministri italian u shpall i pafajshëm në procesin e gjatë gjyqësor kundër tij të lidhur me refuzimin e bërë në 2019-tën ankorimit të një anije shpëtimi me emigrant. Gjyqtarët në Palermo rrëzuan dy akuzat e ngritura ndaj tij për pengmarrje dhe shpërdorim detyre. Prokurorët kishin kërkuar për Salvinin një dënim prej 6 vitesh burg.