Shpërthimi i variantit Omicron po detyron Britaninë e Madhe të dërgojë pjesëtarë të ushtrisë në spitalet e Londrës, me qëllimin të lehtësojë disi situatën pas mungesave të mëdha të stafit. Rreth 200 trupa do t`i bashkohen punonjësve shëndetësorë në kryeqytetin britanik.