41 gradë Celsius pritet të shënojë termometri këtë javë në Mbretërinë e Bashkuar, duke shënuar kështu një rekord të ri për vendin. Zyra kombëtare e metereologjisë lëshoi alarmin e kuq nga i nxehti ekstrem për ditën e hënë dhe të martë në pjesën më të madhe të Anglisë, nga Londra në York e Mançester. Temperatura më e lartë aktuale në Mbretërinë e Bashkuar prej 38.7C, është regjistruar në Kembrixh në 2019.