Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg zhvilloi një vizitë zyrtare me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, ku në fokus ishte anëtarësimi në aleancën e mbrojtjes. Teksa vizitoi për herë të parë Kievin që pas nisjes së luftës, Stoltenberg, shprehu edhe njëherë mbështetjen që NATO, e cila do të vijojë. Por ai nuk dha ende një dritë jeshile për anëtarësimin, duke lënë që çështja të diskutohet në samitin e radhës, që do të zhvillohet në muajin korrik.