Top Channel/ Ambasadori turk zbulon në Korçë detaje të reja nga telefonata e Ramës me Erdoganin
09/08/2024 17:20

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kagan Atay ka dhënë një deklaratë për mediat nga qyteti i Korçës. “Dje është bërë një bisedë telefonike mes presidentit tonë dhe kryeministrit Edi Rama. Ju e dini që ata kanë një miqësi midis tyre dhe një dialog të vazhdueshëm. Ata takohen shpesh dhe kjo bisedë telefonike është bërë në kuadër të takimeve të tyre që janë të vazhdueshme. Është biseduar për fusha të shumta, është folur edhe për marrëdhëniet ndërkombëtare. Siç edhe është prekur përsëri pjesa e kërkesës së vazhdueshme të bërë edhe publike nga ana e presidentit tonë për pastrimin e organizatës terroriste Feto këtu në Shqipëri sidomos në fushën e arsimit dhe fesë dhe kjo është prekur edhe në bisedën telefonike”, tha ai. Pas telefonatës a ka patur ndonjë reagim për organizatat terroriste dhe a vazhdon Shqipëria dhe Turqia ta shohin njëri-tjetrin si vende aleate strategjike? “Patjetër partneriteti strategjik do të vazhdojë, siç e thatë edhe ju dhe e dini Shqipëria ka blerë nga Turqia 3 dronë Bayraktar dhe patjetër që këto marrëdhënie do të vazhdojnë. Plus kësaj ju e dini që Turqia është goxha e zhvilluar në fushën e mbrojtjes, sot kanë qenë 3 dronë nesër mund të jenë pajisje apo gjëra të tjera,partneriteti do të vazhdojë. Sa i përket gjysmës së pyetjes së parë për telefonatën duhet të pyesni Ramën, unë nuk mund të kthej dot një përgjigje se çfarë ka thënë Rama dje, por dua të theksoj dhe mund ta them këtë që pjesa e pastrimit të Fetos nga Shqipëria nuk është vetëm çështje e Turqisë,ajo është çështje edhe e shtetit Shqiptar. Pra ato janë të rrezikshëm. Ky pastrim nuk duhet bërë vetëm për Turqinë, duhet të bëhet për një të ardhme më të sigurt edhe për vendin tuaj. Patjetër që do të marrim përfundime për këtë temë dhe zhvillime ka dhe dua të theksoj që organizata Feto për vazhdimin e partneritetit dhe zhvillimin e marrëdhënieve miqësore. Nuk do t’i lejomë të helmojnë të ardhmen midis dy shteteve. Unë si ambasador e kam një nga punët e mia primare këtë çështje dhe dua ta theksoj sot edhe përpara jush edhe përpara ndërkombëtarëve, kjo është një punë që ne do t’i shkojmë deri në fund”, tha Atay.

Top Channel/ Mbledhja e grupit të PD, demokratët diskutojnë para seancës së përjavshme të Kuvendit
18/09 12:52
Top Channel/ Miratohet indeksimi i pensioneve me 4.1%, përfitojnë 791 mijë pensionistë nga 1 tetori
18/09 12:12
Top Channel/ Miratohet skema kombëtare e investimit në ferma, ministrja Denaj: Fuqizojmë bujqësinë
18/09 12:11
Top Channel/ Skema e investimit në ferma dhe indeksimi i pensioneve, miratohen vendimet
18/09 12:03
Top Channel/ SHBA–Karta e Adriatikut, mbahet në Tiranë konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit
18/09 09:53
Top Channel/ Infrastruktura e re për administratën, Rama publikon projektet fituese
18/09 09:47
Top Channel/Infrastruktura e re për administratën, shpallen fituesit, zgjidhen studiot arkitekturore
17/09 22:11
Top News / Zgjedhjet e 2025, Rama ndan pamjet me Bordin Kombëtar të PS për Diasporën
17/09 21:54
Top Channel/ SPAK vetting Berishës, kaloi në sitë çdo të ardhur të familjes së ish-kryeministrit
17/09 19:36
Top Channel/ Beleri sulmon Shqipërinë, fjalimi i parë në PE: Reformat po kthehen në bomba totalitare
17/09 19:33
Top Channel/ Malltezi përballet me 500 faqet e SPAK/ Dhëndri i Berishës flet për privatizimin
17/09 19:31
Top Channel/ Rama do votat e diasporës, zbulohen direktivat në mbledhjen me kryebashkiakët
17/09 19:28
Top News / PS, sytë nga diaspora / Fushata për zgjedhjet, si do thithet vota nga jashtë
17/09 17:39
Top Channel/ Malltezi: Pse gënjen SPAK! “U tha se Partizani u privatizua shpejt, por…
17/09 15:22
Top Channel/ Rama mbledh kryebashkiakët! Diskutime koordinatave për zgjedhjet e vitit 2025
17/09 15:21
Top Channel/ ”Miliona euro shkojnë çdo vit për qira”, Rama: Janë godina pa asnjë lloj vlere
17/09 14:46
Top Channel/ Udhëtimi i dyshimtë i Berishës në mesnatë në Vjenë me personin që i ktheu pronën
17/09 13:44
Top Channel/ Hotel luksoz, makinë me qira për këngëtarin, zbulohen pagesat e dhëndrit të Berishës
17/09 13:25
Top Channel/ Mandati i Xhaçkës, debat PS-PD: Venecia s’mund të japë opinion mbi vendimet Kushtetuese
17/09 12:00
Top Channel/ Zyrtarja e DASH takon Dumanin/ SHBA konfirmon mbështetjen për SPAK: Kujdes korrupsionin
16/09 22:25
DIGITALB DIGITALB - OFERTA