Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka mbërritur në Kremlin, ku është mirëpritur nga homologu i tij rus, Vladimir Putin, ndërsa dy udhëheqësit kanë nisur zyrtarisht bisedimet dypalëshe. Sipas burimeve zyrtare, Putin pritet të informojë presidentin kinez për ecurinë e marrëdhënieve të Rusisë me Shtetet e Bashkuara, ndër të tjera, gjatë takimeve të planifikuara.