Ka pasur momente tensioni në një aeroport të Pensilvanisë në SHBA, ku agjentët e FBI-së vunë në pranga një burrë, në bagazhin e të cilit kishte një mjet shpërthyes. 40 vjecari Mark Muffley mendohet se e vendosi pajisjen në cantën që do të dërgohej me bagazhet e tjera në një fluturim drejt Orlandos, në Florida. Në momentin që emri I tij u thirr me altoparlant, Muffley u largua me shpejtësi nga aeroporti. Arrestimi I tij ndodhi disa orë më vonë në banesën e vet.