Top Channel/ Akuzat për aferën Stormy Daniels, Trump detyrohet të ndërpresë fushatën, shkon në gjyq
11/04/2024 20:58

Ish Presidenti Donald Trump do të detyrohet përsëri të ndërpresë aktivitetet e fushatës presidenciale për të dalë në sallën e gjyqit. Sipas Zërit të Amerikës, Gjykata e Apelit në Nju Jork vendosi që më datë 15 prill për ish-presidenetin të zhvillohet një gjyq penal mbi ceshtjen e pagesës së një aktoreje të filmave pornografikë në këmbim të heshtjes së saj. Padia e Prokurorit të Qarkut të Nju Jorkut Alvin Bragg ka 34 akuza penale. Ish-presidenti përballet me akuza penale në lidhje me një pagesë prej 130,000 dollarësh nga avokati i tij Michael Cohen ndaj yllit të filmave për të rritur, Stormy Daniels, pak para zgjedhjeve të vitit 2016. Prokurorët thonë se pagesa është bërë në këmbim të heshtjes së saj lidhur me një marrëdhënie të dyshuar jashtëmartesore me zotin Trump. Ai akuzohet se në raportet e tij financiare i ka kategorizuar këto pagesa si shpenzime ligjore. “Sipas ligjit të Nju Jorkut është krim të falsifikosh të dhënat e biznesit me qëllim të mashtrimit dhe për të fshehur një krim tjetër. Pikërisht për këtë bëhet fjalë, rasti përmban 34 deklarata të rreme të bëra për të mbuluar krime të tjera. Këto janë krime të rënda në shtetin e Nju Jorkut, pavarësisht se kush i ka bërë ato”, thotë Alvin Bragg, Prokurori i Qarkut të Nju Jorkut. Ish Presidenti Trump ka thënë se është i pafajshëm ndërsa çështjen e ka quajtur të motivuar politikisht. Pamjet: AFP

Top Channel/ Trump zbulon “sekretin”: Pse e sulmova Iranin
04/03 23:31
Top Channel/ Iraku në errësirë totale, ndërpritet energjia elektrike
04/03 23:24
Top Channel/ “Shënjestër qipro, jo Turqia”, Greqia ka një version tjetër
04/03 22:50
Top Channel/ Djali i Liderit Suprem të Iranit me perandori globale pronash, zbulohet lista e…
04/03 22:05
Top Channel/ Lufta te dera? Ushtria e SHBA rrezon raketën që do godiste Greqinë
04/03 22:03
Top News-Ministrat izraelitë fikin vendndodhjen/Kërcënimi, Irani po organizon eliminimin e zyrtarëve
04/03 20:57
Top Channel/ Ofensiva në Liban, Izraeli shënjestron nga toka dhe ajri Hezbollahun
04/03 20:04
Top Channel/ SHBA fundos anijen iraniane, 80 të vrarë, Teherani raketa Turqisë
04/03 19:40
Top Channel/ Izraeli, 1 mijë bomba në ditë! Kanë lëshuar afro 5 mijë bomba deri tani
04/03 19:37
Top Channel/ Sulmet e koordinuara SHBA-Izrael, BE: Konflikti nuk do të ketë efekt të menjëhershëm
04/03 19:17
Top Channel/ “E frikshme, 30 shpërthime brenda një nate”, banorët e Teheranit rrëfejnë momentet e…
04/03 19:16
Top Channel/ Kina i bën thirrje Izraelit për ndërprerje të menjëhershme të sulmeve kundër Iranit
04/03 19:15
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, zyrtari i lartë amerikan: Kemi fundosur 17 anije iraniane
04/03 19:15
Top Channel/ Lufta i afrohet Shqipërisë? NATO rrëzon raketën iraniane në Turqi
04/03 19:14
Top News – NATO tërhiqet në luftën në Iran / Turqia shkatërron raketën balistike, po afrohej
04/03 17:35
Top Channel/ Izraeli po sulmon Libanin, IDF ka hyrë në qytetet libaneze
04/03 15:38
Top Channel/ NATO shkatërron raketën e Iranit në Turqi: Do reagojmë! Evakuime masive në Qipro!
04/03 15:23
Top Channel/ Lufta e Iranit:U mbyllën për 2 ditë, rihapen bursat në lindje: Si lëviz cmimi i naftës!
04/03 15:06
Top News – CIA po nxit kryengritje në Iran / Po armatos forcat kurde, gati një operacion tokësor
04/03 14:44
Top News – Qytetet e nëndheshme të raketave / Irani publikon pamjet, një rrjet pa fund tunelesh
04/03 14:40
DIGITALB DIGITALB