Himalajet janë shtëpi e disa prej akullnajave më të larta në planet, por kjo nuk i bën ato imune ndaj përkeqësimit të krizës klimaterike. Akulli i grumbulluar atje në mijëra vjet, po shkrihet me ritme frikësuese, sipas shkencëtareve të Universitetit të Maine. Ata kanë përllogaritur se akullnaja South Col në malin Everest, e cila ndodhet gati 8000 metra mbi nivelin e detit, e ka humbur brenda vetëm tre dekadash akullin e grumbulluar në më shumë se 2000 vjet.