Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 09:40, në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Varibop. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, me drejtues shtetasin K.M., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor.