Një aksident është regjistruar para pak minutash në Vaun e Dejës, në vendin e quajtur ura e Spatharit. Një automjet me të cilin udhëtonin dy të rinj, ka dalë nga rruga duke përfunduar në ujërat e liqenit. Makina dyshohet se ka qenë me shpejtësi të madhe. Tre të rinjtë kanë arritur të dalin nga makina duke shpëtuar.