Top Channel/ “Ai duhet të kalbet në burg”, babai i Ilarias prek me deklaratën: Vajza ime ishte…
07/04/2025 21:45

Babai i Ilaria Sulës kërkoi drejtësi në fund të varrimit të së bijës në Terni. “Ai duhet të kalbet në burg. Ne i thamë lamtumirën për herë të fundit vajzës sime Ilaria, e cila tani është lart në parajsë. Ajo nuk e meritonte këtë fund sepse ishte me të vërtetë një fëmijë i artë, një engjëll”, tha Flamur Sula. Kryetari i bashkisë Terni, tha se Ilaria “gjeti një djall në rrugën e saj, një njeri të padenjë për t’u quajtur burrë”. Babai i Ilarias shtoi më tej “Shpresojmë që drejtësia italiane të mos na japë fjalë të kota, si falje”. Në varrezat e Ternit, për lamtumirën e fundit të Ilaria-s, ishin më shumë se tre mijë njerëz. Një ngjarje tragjike ka tronditur të gjithë Italinë të mërkurën e javës së kaluar, kur Ilaria Sula, një studente 22-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila ishte shpallur e humbur prej disa ditësh, u gjend e vdekur brenda një valixheje të hedhur në një zonë pyjore jashtë qytetit të Romës. Nga denoncimi i bërë nga shoqet me të cilat Ilaria ndante apartamentin ku jetonte në Romë, 22-vjeçarja u largua mbrëmjen e 25 marsit nga shtëpia pa i treguar askujt, një gjë që sipas dëshmive, e kishte bërë dhe herë të tjera. Pasi nuk morën më asnjë mesazh nga studentja shqiptare, mikeshat e saj denoncuan në polici, që menjëherë nisi kërkimet, teksa mëngjesin e së mërkurës gjetën trupin e Ilarias. Dyshimet e para çuan policinë te i dashuri i saj, Mark Antony Samson, një student 23-vjeçar me origjinë nga Filipinet. Pas marrjes në pyetje, ai pranoi krimin, duke thënë se Ilaria kishte shkuar në shtëpinë e tij pasi ishte larguar nga apartamenti ku qëndronte me shoqet. Ajo i kishte bërë me dije se donte t’i jepte fund lidhjes së tyre dhe në inat e sipër, ai e kishte goditur disa herë me thikë, duke i marrë jetën. Pas kësaj, ai kishte futur trupin e saj në valixhe dhe me makinën e tij ishte drejtuar për në zonën pyjore të Polit, jashtë Romës dhe aty e kishte hedhur. Zbulimi makabër u bë nga disa persona që frekuentojnë zonën pyjore të Polit, të cilët kanë lajmëruar policinë. Prindërit dhe shoqet, që nuk kishin arritur të kontaktonin dot me vajzën, e kishin denoncuar menjëherë rastin pranë organeve të rendit. Tabulatet dhe qelizat telefonike që tregojnë vendndodhjen e një personi kur bën një telefonatë, ishin në mesin e elementëve që zunë në kurth ish të dashurin e studentes. Përmes analizimit të tyre, hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet.

Top Channel/ ‘Universitetet janë solidarizuar’, Biberaj për protestën: Jemi 1000 apo 2000 këtë…
22/10 13:24
Top News – Antikorrupsioni bëhet me portofol, Kuvendi miraton ndryshimet në statusin e ministrisë
22/10 13:20
Top Channel/ “Mësuesit janë kërcënuar”, Policia e Shtetit: Po tentohet përhapja e panikut…
22/10 13:03
Top Channel/ Protestuesit shembin gardhin metalik pranë Kuvendit, përballen me efektivët e FNSH
22/10 12:51
Top Channel/ Pedagogët ngrihen në protestë, bojkot mësimit, kërkesa te shkallët e Politeknikut
22/10 12:49
Top Channel/ ‘Blindohet’ Kuvendi, efektivët rrethojnë selinë e Parlamentit
22/10 12:49
Top Channel/ Policia rrethon parlamentin, pak protestues paqësorë nuk ka incidente jashtë Kuvendit
22/10 12:48
Top Channel/ Mblidhet parlamenti, Seanca e kaluar u shty për shkak të protestave të dhunshme
22/10 12:48
Top Channel/ Nis protesta e pedagogëve, vendosin të marshojnë drejt parlamentit
22/10 12:36
Top News – I mori flakë makina/Gjirokastër, ndërron jetë 37 vjeçari, pësoi djegie të rënda
22/10 12:31
Top Channel/ Vlora zgjohet nën ujë, Reshjet përmbytin rrugët, qytetarët akuzojnë kanalizimet
22/10 12:29
Top Channel/ Makina “fluturon” në kanal në Lushnje, kapërcen barrierat dhe bie 5 metra poshtë
22/10 12:29
Top Channel/ Digjet makina, ndodhi në aksin Kardhiq-Delvinë, 37-vjeçari humb jetën pas djegieve
22/10 12:25
Top News – Këlliçi nga foltorja: Edi Rama të dorëhiqet menjëherë! Parlamenti të shpërndahet
22/10 12:22
Top Channel/Bojkoti shtrihet në Shkodër, pedagogët lënë mësimin, në universitetet e tjera normalitet
22/10 12:15
Top Channel/ Pedagogët në protestë/ Lexojnë një deklaratë në shkallët e universitetit politeknik
22/10 12:11
Top Channel/ Aksident në Barbullinjë të Lushnjës, autobusi përplaset me BMW, përfundon në murin e…
22/10 12:03
Top News – 20 minuta shi përmbytin Vlorën. Bllokohen rrugët, uji arrin deri në 40 centimetra
22/10 11:47
Top Channel/ Peshëngritësi Erkand Qerimaj në SPAK
22/10 11:41
Top News – Rama në Budva për Procesin e Berlinit: Jam i lumtur këtu
22/10 11:30