Top Channel/ Agassi rrëfen sesi e mposhti gjithmonë Beckerin: E kuptoja nga gjuha se nga do të godiste!
01/05/2021 19:17

Legjenda amerikane e tenisit, Andre Agassi humbi tre ndeshjet e para kundër Boris Beckerit, por pastaj arriti që gjithmonë ta mposhte. Sekretin e tregoi vetëm tani. Krejt rastësisht, kishte kuptuar nga nje gjest i kundërshtarit se në cilin anë do ta kryente ai shërbimin. “ E pashë nga mënyra si lëvizte gjuhën se pikërisht në atë anë godiste. Nuk po bëj shaka, ishte një lloj rutine që e bënte pa vetëdije. Kur përgatitej për shembull, për shërbimin nga e djathta, gjuha e tij dilte mbi cepin e buzës në të djathë”, pohon Agassi. Kur e mësoi hilenë, amerikani arriti të zbrapste sulmet e kundërshtarit të tij të fortë, por ndërkohë me veten kishte edhe një sfidë tjetër. Borisi nuk duhet ta kuptonte që ai arrinte t`i parashikonte lëvizjet e tij. “ Kjo ishte pjesa më e vështirë, ai nuk duhet të merrte vesh asgjë. Ndaj më duhet t`i rezistoja tundimit që ta shfrytëzoja këtë informacion të vyer përgjatë gjithë ndeshjes, e të mjaftohesha me përdorimin e tij vetëm në momente të caktuara”, është shprehur ai. Agassi fitoi tetë herë rresht ndaj Beckerit, duke përfshirë këtu dhe duelet e profilit të lartë mes tyre në US Open të 1990-tës dhe gjysmë finalet e French Open. Pamjet: AFP

Top Channel/ Rusi-Ukrainë, pakt për naftën? Presioni i Trump zbut Zelenskyn
14/09 23:08
Top News- Fluturimi përfundon në tragjedi, avioni rrëzohet dhe shpërthen në flakë
14/09 23:00
Top News- “Dronët rus nuk na trembin”, NATO i tregon dhëmbët Putinit pas sulmit me dron
14/09 22:50
Top News- Korrupsioni e skandalet ‘zhytin’ Ukrainën! Zelensky sërish në hall, buzëqesh Putin
14/09 22:44
Top Channel/ Trump, ultimatum për “AI”, Presidenti amerikan kundër ngadalësimit të ritmit:Ide kineze
14/09 20:00
Top News- Bashkëpunimi me Kinën në AI/ SHBA paralajmëron Serbinë- Zgjidh partnerë të besueshëm
14/09 17:25
Top News- Ratko Mlladiç në PE/ Debat për lartësimin e ‘Kasapit të Bosnjes’ nga Serbia
14/09 16:27
Top Channel/ “Po afroheni pak si shumë me Kinën”, SHBA paralajmëron Serbinë: Kujdes me AI-n!
14/09 15:11
Top News – ‘Ulni ritmin e IA’. Deklarata e shefit të Anthropic shkakton ‘tërmet’ në bursa
14/09 14:05
Top News – Huthit të pandalshëm. Zgjerojnë territorin, sulmet saudite nuk i frenojnë dot
14/09 13:16
Top Channel/Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA, mister autori:Po shihen kamerat e sigurisë!
14/09 12:22
Top News – Putin sulmon trenin diplomatik. Boris Johnson dhe ish-kreu i CIA-s në shenjestër
14/09 12:19
Top News – E djathta ‘frikëson’ pushtetin. Gara në Suedi, e majta kryeson me diferencë minimale
14/09 12:14
Top Channel/ Më në fund një fitore, CDU merr Saksoninë e Poshtme: AfD del forcë e tretë!
14/09 12:10
Top News – Nafta mbi 108 dollarë për fuçi. Tensionet në Hormuz rrisin frikën për furnizimet globale
14/09 11:55
Top Channel/Sulmi rus pranë kufirit polak, shpëtuan “për fije” ish shefi i CIA-s dhe Boris Johnson!
14/09 11:37
Top Channel/ Mes goditjeve të Moskës, Trump kritikon Kievin: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse!
14/09 11:37
Top Channel/ Rusia godet trenin ukrainas afër Polonisë, evakuohet treni ku udhëtonte Boris Johanson
13/09 23:03
Top News- ‘Si të vrasë shokët e shkollës’, adoleshenti pyet ChatGPT…alarmohet FBI
13/09 15:39
Top Channel/ Mbyllet aeroporti në Lituani! Dronët alarmojnë Naton, Kushner: Vetëm një kusht për…
13/09 15:25