Afishimi publik i pronave në Himarë dhe Palasë ka nisur këtë të hënë. Bëhet fjalë për rreth 2000 prona në Himarë dhe rreth 1200 prona në Palasë. Kreu i kadastrës, Artan Lame ka prezantuar nga Himara nisjen e këtij procesi. Aktualisht ka përfunduar verifikimi i pronave në terren në Himarë qytet dhe Palasë. Afishimi publik i pronave u jep qytetarëve të drejtë që në një hapësirë kohore prej 45 ditësh kanë mundësi të verifikojnë pronat e tyre dhe të drejtohen për çdo paqartësi apo problematikë gjatë kësaj hapësire kohore 45 ditë të paraqesin edhe problemet që mund të kenë ndërsa më pas nis shpërndarja e certifikatave të pronësisë.