Top Channel/ Aeroporti i Vlorës, peng në gjykatë! Beteja ligjore mes ortakëve bllokon hapjen
11/02/2026 20:05

Aeroporti i Vlorës, një nga projektet më të mëdha infrastrukturore të viteve të fundit, vijon të mbetet i bllokuar nga një konflikt gjyqësor mes aksionerëve, duke lënë të pasigurt hapjen dhe nisjen e operimit të tij. Në qendër të përplasjes qëndrojnë dy ortakët e shoqërisë koncesionare, kompania MABCO, e cila deklaron se zotëron 98% të aksioneve, dhe kompania 2A Group, me 2%. Konflikti ka nisur pas pretendimit se është nënshkruar një kontratë për shitjen e 47 për qind të aksioneve nga shoqëria me përqindjen më të madhe të aksioneve me ortakët me pqërindjen më të vogël, një veprim që shoqëria MABCO e mohon, duke deklaruar se firma e Behgjet Pacollit në këtë kontratë është e falsifikuar. Çështja ka kaluar në disa shkallë gjykimi. Gjykata e Shkallës së Parë i ka dhënë të drejtë aksionerit të vogël, ndërsa Gjykata e Apelit ka rrëzuar këtë vendim, duke i dhënë të drejtë aksionerit mazhoritar. Megjithatë, me një tjetër vendim sigurie, është vendosur pezullimi i veprimeve, duke përjashtuar përkohësisht MABCO nga vendimmarrja në shoqëri. Kjo situatë ka bllokuar praktikisht çdo hap drejt certifikimit dhe funksionalizimit të aeroportit.

Top Channel / Protesta e 7, u sulmua ministria e brendshme dhe gjykata e apelit
19/10 23:43
Top Channel / Senatori amerikan: Ndalni dhunën! Demokrati Gary Peters: autoritetet të përmbahen
19/10 23:23
Top Channel / Miratohet shpërblimi për 2750 efektivë, do marrin 270 mijë lekë
19/10 23:21
Top Channel/Tiranë në flakë, molotovë e gurë drejt policisë, blutë përgjigjen me gaz dhe plumba gome
19/10 23:20
Top Channel /Më shumë se 300 të lënduar, përfunduan në spital protestues e policë
19/10 23:16
Top News- Ushtria del në rrugët e Milanos/ Qeveria italiane ashpërson masat ndaj protestës
19/10 22:36
Top News- Qeveria shpërblen policët e protestës/ Akordohen 740 milionë lekë për 2750 efektivë
19/10 22:15
Top News- Dita e shtatë, policia ‘merr’ Tiranën, protesta shpërndahet me forcë dy herë brenda ditës
19/10 21:22
Top Channel/ “Mos të shkojmë te vrasja”, përshkallëzon protesta, tubuesit: Dorëheqje
19/10 21:20
Top Channel/ “Mos më prek”, tensione në protestë, protestuesit dhe policia ballë për ballë
19/10 21:19
Top Channel/ Tensione në protestë, policia afrohet pranë tubuesve për shoqërime
19/10 21:17
Top Channel/ “Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”,momenti kur efektivi kërcënon gazetaren e Top Channel
19/10 21:16
Top Channel/ Tensione në protestë, disa të rinj hedhin gurë drejt efektivëve të policisë
19/10 21:12
Top News- Listë e zezë për agresorët/ Nis hartimi i paketës, nuk do lejohet hyrja në BE
19/10 21:04
Top Channel/ “Mos i luani çunat”, protestuesja përplaset me policinë: Kush je ti, more?
19/10 20:48
Top Channel/ Tensione në protestë, policia ndjek tubuesit deri në oborrin e kishës
19/10 20:47
Top Channel/ Makina policie në mes të sheshit Skënderbej, blutë nisin shoqërimet
19/10 20:44
Top News – Protestuesit zhvendosen, policia i ndjek hap pas hapi, hedh ujë dhe gaz lotsjellës
19/10 20:38
Top Channel/ Nisin tensionet në Tiranë, flakë e gaz lotsjellës në rrugët e kryeqytetit
19/10 20:27
Top Channel/Përshkallëzimi në ditën e shtatë, policia shton forcat, disa të shoqëruar
19/10 20:20