Top Channel/Aeroplambajtësja e SHBA në Adriatik mes tensioneve Ukrainë-Rusi!
04/02/2022 15:14

Admirali amerikan që drejton grupin sulmues të aeroplanmbajtëses Harry S. Truman vendosi të mos spekullojë për atë cdfarë do të vijë pas përfundimit të stërvitjes në Detin Adriatik. Rregullat e marinës e ndalojnë që të flitet për operacionet e ardhshme.Por ndërsa Pentagoni kërkon mënyra për të qetësuar aleatët e shqetësuar të NATO-s pas grumbullimit të më shumë se 100,000 forcave nga Rusia pranë Ukrainës, USS Truman mbetet simbol i padiskutueshëm i fuqisë ushtarake të SHBA-së dhe aftësive të NATO-s në një rajon gjithnjë e më të trazuar."Vendimet që merren rreth vendosjes së një grupi sulmi nga Shtetet e Bashkuara mbërrijnë në nivelin e Sekretarit të Mbrojtjes," tha kundëradmirali Curt Renshaë."Por ne jemi gati të operojmë kudo dhe kemi planifikuar të jemi në një dislokim të zgjatur kur u larguam nga Norfolk, Virxhinia”, shtoi ai. Grupi i sulmit, i cili u vendos nën kontrollin operacional të NATO-s, ndodhet në Adriatik për manovra të koordinuara detare, trajnime për luftë kundër nëndetëseve dhe stërvitje me raketa me rreze të gjatë veprimi, të planifikuara për t`u kryer deri në 4 shkurt. Kur njoftoi stërvitjet, të quajtura Neptun Strike 2022, NATO tha se ishte hera e parë që nga Lufta e Ftohtë që një grup i plotë sulmues i avionëve të SHBA-së hyn në komandën e aleancës.

Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09
Top Channel/Tërmeti në Japoni, 20 të plagosur/Lëkundjet me magnitudë 5.7 u ndjenë në zonën qendrore
08/11 12:08
Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38
Top Channel/ 40 mijë kërkesa për spiunë / Në Argjentinë për herë të parë u aplikua konkurs publik
08/11 11:38
Top Channel/ Gjermania ndalon raketat për Kievin/ Pistorius: Nuk kemi më mundësi që t’u dërgojmë
08/11 11:25