Qindra palestinezë morën pjesë sot në funeralin e 16-vjeçarit Said Youssef Muhammad në qytetin e Nablus, në Bregun Perëndimor. Adoleshenti u qëllua për vdekje nga ushtria izraelite dje në Bregun Perëndimor. Pas incidentit ushtria tha se “ushtarët vepruan për të ndaluar që i dyshuari të hapte zjarr ndaj tyre”. Ata shtuan se asnjë ushtar nuk u plagos dhe se incidenti do të hetohet.