Policia vijon kontrollet për të verifikuar drejtuesit e mjeteve që përdorin simbole apo shenja dalluese të ndryshme të institucioneve shtetërore, për qëllime abuzive, si dhe sisteme pamore apo zanore në mjetet që nuk bëjnë pjesë në kategorinë e caktuar me ligj. Nga kontrolli i 45 automjeteve të ndryshme në pronësi ose jo të institucioneve të administratës shtetërore janë konstatuar e proceduar administrativisht disa drejtues automjetesh, të cilët kishin vendosur sisteme pamore shtesë, në kundërshtim me ligjin.