Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazovic njoftoi se Prokuroria Speciale e Shtetit ka nisur një hetim mbi një numër të paspecifikuar personash që akuzohet për spiunazh dhe krijimin e një organizate kriminale. Mediat vendase e të huaja raportuan se janë dëbuar tashmë 6 diplomatë rusë dhe se forcat e rendit kanë ndaluar 30 rusë me leje të përkohshme qëndrimi dhe dy malazezë, me dyshimin se punonin për inteligjencën ruse.