Top Channel/ A rrezikon të dështojë samiti i klimës në Baku? Analiza e DW
21/11/2024 19:09

Edhe pas dhjetë ditë diskutimesh në Konferencën Botërore të Klimës në Baku puna ngec tek paratë, sa do të jenë ndihmat financiare të vendeve të industrializuara. Në konferencën e OKB-së për klimën në Baku janë prezantuar propozime të reja për financimin e mbrojtjes së klimës dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike. Megjithatë se cilat përmasa do të ketë kuadri i ri financiar të planifikuar janë lënë të hapura në draftin e vendimeve, ose thjesht janë vënë përballë njëra-tjetrës si çështje të kontestueshme. Konferenca duhet të vendosë kuadrin e ri financiar për vitet 2025-2035. Por në vend të një shume konkrete, në një version të deklaratës gjen një hapësirë bosh, në një version tjetër shuma minimale është thjesht prej 100 miliardë eurosh në vit, shumë që vendet e industrializuara janë angazhuar t’ua paguajnë vendeve në zhvillim për vitet nga 2020 e në vazhdim. Në një version tjetër, kërkohet një pagesë kompensimi për faktin se ky synim u arrit vetëm në vitin 2022. Por sipas një grupi të pavarur ekspertësh të OKB-së nevoja e ndihmës financiare kap një trilionë dollarë amerikanë në vit deri në vitin 2030 – dhe madje 1.3 trilionë deri në vitin 2035, pra deri në 13 herë më shumë se shuma aktuale e ndihmës për klimën. Për një gjë u ra në ujdi në Baku. Mbi 50 shtete ranë dakord për një turizëm të butë. “Në COP29 kemi sot arritje historike”, tha Drejtoresha Ekzekutive e OKB-së për Turizmin, Zoritsa Urosevic, para gazetarëve. Për herë të parë, është përfshirë një turizëm miqësor ndaj klimës në objektivat e OKB-së. Industria e turizmit zë tre për qind të produktit të brendshëm global bruto, por shkakton 9% të emetimeve të gazrave serrë. Vendet që kanë rënë dakord për marrëveshjen duan që të respektojnë më shumë mbrojtjen e klimës në turizëm Për këtë do duhet të vendosen qëllime specifike. BE nuk i ka pranuar vendimet e draftit të deklaratës të përpiluara nga presidenca e Azerbajxhanit të paraqitura të enjten në konferencën e OKB-së për klimën në Baku. “Kjo është qartësisht e papranueshme siç është tani,” tha komisioneri i BE-së për Klimën, Wopke Hoekstra në konferencën COP29. Nuk ka “asgjë për të zbukuruar”. BE thekson se do të ofrojë shuma konkrete vetëm pasi të jenë sqaruar çështjet e tjera kyçe. Berlini zyrtar po këmbëngul që vende si Kina dhe shtetet e pasura të Gjirit, të cilat kanë fituar shumë para nga nafta, gazi dhe qymyri, të kontribuojnë gjithashtu në pagesat ndaj vendeve të tjera. Sipas një klasifikimi 30-vjeçar të OKB-së, ato – si India – konsiderohen ende shtete në zhvillim dhe për këtë arsye vende përfituese. Nuk ka mirëkuptim për këtë. Dokumenti paraprak në Baku gjithashtu thekson nevojën për përpjekje të mëtejshme për të kufizuar rritjen e temperaturës globale nën dy gradë, dhe nëse është e mundur në 1.5 gradë Celsius. Duke i referuar debatit financiar, theksohet se një kufi i tillë do të reduktonte ndjeshëm rreziqet dhe dëmet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike. Konferenca për klimën përfundon zyrtarisht këtë të premte, por ka të ngjarë të zgjatet deri në fundjavë.

Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34