Top Channel/ 9 maji Putin paralajmërim bërthamor? Zelensky fton gjermanët në Kiev
06/05/2022 19:20

Në 9 maj ditën kur Rusia do të mbajë paradën e saj ushtarake në moskë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ftuar në Kiev presidentin dhe kancelarin e Gjermanisë. Scholz “mund ta bëjë këtë hap shumë të fuqishëm politik për të ardhur këtu më 9 maj, në Kiev”, tha zelensky. Por në këtë datë të rëndësishme për Rusinë, Vladimir Putin thuhet se do t'i dërgojë një paralajmërim bërthamor Perëndimit. Presidenti rus pritet të mbajë një fjalim në Sheshin e Kuq të Moskës përpara një parade të trupave, tankeve dhe raketave balistike ndërkontinentale. Ministria ruse e mbrojtjes tha se avionët luftarakë supersonikë dhe bombarduesit strategjikë Tu-160 do të kryejnë një fluturim mbi Katedralen e Shën Vasilit. Por për herë të parë që nga viti 2010, aeroplani komandues Il-80 "Doomsday", i cili do të mbante kryesimin në rast të një lufte bërthamore, do t'i bashkohet paradës, një veprim ky që analistët e shohin si mesazh nga ana e Putin për ndërkombëtarët . Rusia është i vetmi vend përveç SHBA-së që mburret me një aeroplan të tillw , i cili mund të mbajë zyrtarë të rëndësishëm ushtarakë dhe krerët e shtetit larg nga dëmtimi në rast të një sulmi bërthamor. Putini e ka krahasuar vazhdimisht luftën e tij në Ukrainë me luftën e Bashkimit Sovjetik kundër nazistëve, duke e cilësuar pushtimin rus të Ukrainës si një betejë për të mbrojtur rusishtfolësit nga persekutimi i nazistëve. Ukraina dhe Perëndimi i hedhin poshtë pretendimet si të pakuptimta dhe thonë se lideri rus po bën një luftë të paprovokuar agresioni. Përpara 9 majit, zyrtarët perëndimorë kanë spekuluar se Putini mund të përdorë Paradën e Fitores për të shpallur një përshkallëzim të aksionit ushtarak, e ndoshta një deklaratë të drejtpërdrejtë të luftës. Kremlini i ka hedhur poshtë këto sugjerime, duke i përshkruar ato si "të pakuptimta:, megjithatë kjo do të jetë e qartë në fjalimin e Putin të hënën.

Top Channel/ Trump-Merz, debat për naftën: Çmimi do bjerë pas sulmeve tona
03/03 23:13
Top Channel/ Trump kritika Anglisë dhe Spanjës: Starmer nuk është Churchill
03/03 23:12
Top Channel/ “El Mencho” në arkivol të artë, masa ekstreme sigurie
03/03 23:10
Top News- Bisha e marinës britanike niset drejt Qipros, gati të luftojë dronët iranian
03/03 23:00
Top News- Avionët britanikë F-35 rrëzojnë dronët armiqësor të Iranit/ Bombat oshtijnë në Iran
03/03 22:41
Top News- Franca “futet” në luftë, nxjerr aeroplanmbajtësen në Mesdhe, Irani drejt shkërmoqjes
03/03 22:41
Top News- Luftë edhe në det, Trump nuk e kursen Iranin, nxjerr marinën
03/03 22:40
Top News- Luftë deri në raketën e fundit, kush ka më shumë bomba e armatim mes Iranit e SHBA
03/03 22:32
Top News- Arkivol ari, muzikë dhe tonelata me lule, ceremonia mortore e “El Mencho”
03/03 22:30
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme prek Ngushticën e Hormuzit, Irani kërcënon të…
03/03 22:06
Top Channel/ Si arriti Izraeli të ekzekutonte Khamenein? Kamerat e rrugëve të Teheranit ishin të…
03/03 21:49
Top Channel/ Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Greqia zhvendos raketat në…
03/03 21:48
Top Channel/ Izraeli avancon në Liban, trupat kanë hyrë 10 km brenda kufirit
03/03 20:22
Top Channel/ Merz pro Trump për luftën, zbulohen mesazhet në Shtëpinë e Bardhë
03/03 19:48
Top Channel/ Sulmi kushton 800 mln USD në ditë! Ofensiva në Iran ka çmim të lartë
03/03 19:40
Top Channel/ Pamjet live nga Izraeli, gazetari raporton nga fronti i luftës
03/03 15:47
Top Channel/ Lufta në Izrael, gazetari i TCH në frontin e luftës: Ushtria Izraelite po sulmon…
03/03 15:24
Top Channel/ Zelensky: Rusia humbi dimrin, por lufta në Iran është problem për Ukrainën?!
03/03 15:20
Top News – Erdogan kundër luftës në Iran / ‘Shkelje e ligjit ndërkombëtar’, përpjekje për paqe
03/03 15:00
Top News – Droni kamikaz i SHBA ‘debuton’ në Iran / ‘Performancë’ e suksesshme, kosto e ulët
03/03 14:58
DIGITALB DIGITALB