Top Channel/ 74 mandate: Erdogan, Mitsotakis, Di Maio e Salvini urojnë Ramën
27/04/2021 18:59

Me njoftimin zyrtar të kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi se PS ka siguruar 74 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, mbërritën dhe urimet për kryeministrin Edi Rama nga liderët ndërkombëtarë. Duke nisur me presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan , e kryeministri Grek Kiriakos Mitsotakis, të cilët e kanë telefonuar Ramën duke e përgëzuar për fitoren, e cila e bën njëkohësisht që të vendosë një rekord të ri në Shqipëri: deri më sot në këto 30 vite pluralizëm politik, asnjë qeveri nuk kishte siguruar në vendin tonë tre mandate qeverisëse rresht. Urime për rezultatin, kreut të PS-së i kanë mbërritur dhe nga Ministri i Jashtëm Italian Di Maio e nga lideri opozitar, Matteo Salvini. Kryeministri maqedonas Zoran Zaev i ka përcjellë po ashtu Ramës urimin e tij, e madje këtë e ka bërë në gjuhën shqipe. Urimi i parë nga Kosova sakaq erdhi nga kreu i PDK-së në opozitë, Enver Hoxhaj i cili e quante në postimin e tij në FB edi Ramën një mik të cmuar, duke thënë se fitorja e tij “tregon për punën dhe reformat e prekshme që ka bërë ai gjatë këtyre dy mandateve në Shqipëri”.Me rezultatet që dëshmojnë se socialistët kanë marrë mbi 70 vende në parlamentin 140 vendesh të Shqipërisë, kjo u jep atyre komoditetin të qeverisin të vetëm. Në mandatin e vet të tretë, kryeministri është zotuar t`i japë një shtysë të fortë turizmit, energjetikës, bujqësisë e projekteve dixhitale. Zgjedhjet e sivjetshme shënuan të parën herë që votuesit shqiptarë patën mundësinë t`i zgjidhnin edhe individualisht kandidatët përpos partive politike, ndërsa u aplikua po kështu për herë të pare identifikimi elektronik i zgjedhësve.

Top Channel/ Filipinasit të parët në Shqipëri, punojnë si “baby siter” e sanitare
21/08 15:31
Top Channel/ Dinamo gati për Jagellonian, blutë luajnë sot ndeshjen e parë në Poloni
21/08 15:28
Top Channel/ Plumba për një vend parkimi, zbardhet dinamika e sherrit në plazhin e Hamallajt
21/08 15:26
Top Channel/ DASH anulloi 6000 viza studentore, Ambasada Amerikane: Ka arsye, shkelën ligjin!
21/08 15:24
Top Channel/ Nuk ishin rusët? Shpërthimi në Nord Stream, arrestohet një ukrainas në Itali!
21/08 15:22
Top Channel/ Vijon aksioni i lirimi i hapësirave publike në vend, në Tiranë janë liruar 41.200 m2
21/08 15:14
Top Channel/Berisha i jep hua 3 deputetë Metës, Partia e Lirisë me grup parlamentar në Kuvendin e ri
21/08 15:12
Top News – Rama ndan rrëfimet e turistëve nga Himara, Dhërmiu dhe Borshi.
21/08 14:59
Top News- ‘Erdha vullnetarisht…’/ Vëllai i Veliajt flet pas daljes nga SPAK
21/08 14:55
Top News- U kap me drogë me vlerë 500 mijë euro, 61-vjeçari tregon ku e gjeti vajin e kanabisit
21/08 14:45
Top Channel/ Rusia sulmon Ukrainën: Qindra dronë e raketa, goditet fabrika amerikane!
21/08 13:38
Top News- Shqipëria nuk ka balancim shoqëror, OKB: Politikat fiskale kanë nxitur pabarazinë
21/08 13:19
Top Channel/ A do t’i pranojnë mandatet deputetët e PD? Ja si përgjigjet Berisha
21/08 13:15
Top News- Tabaku: Të ndryshojmë modelin ekonomik/ Deputetja ngre alarmin: Po punësohen të moshuarit
21/08 13:09
Top News- PD përgatitet për shtatorin/ Demokratët bëhen gati për aksionin politik
21/08 13:03
Top News – ‘Plaken’ burimet njerëzore. Rritet numri i gjyshërve si krah pune në ekonomi
21/08 13:02
Top Channel/ Ilaçe kontrabandë/ Arrestohet administratori i një farmacie në bulevardin “Zogu i Parë
21/08 12:20
Top Channel/ Plumba për një vend parkimi/ Zbardhet dinamika e sherrit në plazhin e Hamallajt
21/08 12:14
Top Channel/Aksidenti tragjik i shqiptarëve/Tre viktima nga flakët. Policia greke merr nën hetim…
21/08 12:11
Top Channel/Trafikanti i arratiset policisë/Kërcënon me armë efektivët kur i zbuluan çantën me drogë
21/08 12:10