Shqipëria është vendi me të ardhurat më të ulëta të disponueshme në Europë. Të dhënat e përditësuara janë publikuar nga Eurostat ku vërehet se vendi nuk ka bërë asnjë përparim në këtë drejtim duke qëndruar në të njëjtin nivel me atë të llogaritur në raportin e korrikut të vitit të kaluar. Sipas statistikave të ardhurat e disponueshme për frymë të shprehura sipas standardit të fuqisë blerëse (PPS) llogariten në 4 385 PPS, indikator ky që llogaritet mbi të ardhurat e familjeve, duke i zhveshur ato nga taksat dhe çdo detyrim tjetër e duke i pjesëtuar më pas me numrin e anëtarëve të familjes.