Top Channel/ 6 diplomatë rusë shpallen të padëshiruar në Mal të Zi, hetimi për spiunët vazhdon
29/09/2022 23:51

Mali i Zi nisi të enjten një hetim të paprecedentë ndaj një numri të papërcaktuar të dyshuarish për spiunazh duke dëbuar edhe gjashtë diplomatë rusë nën dyshimin se kanë kryer shkelje të normave diplomatike. Ministria e Jashtme e Malit të Zi shkroi në Tëitter se urdhëroi diplomatët të largoheshin “për shkak të aktiviteteve në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe respektin dhe vlerësimin reciprok të dy vendeve”. Gazeta malazeze “Pobjeda” njoftoi se Agjencia e Malit të Zi për Sigurinë Kombëtare (ANB) dhe Prokuroria Speciale e Shtetit (SDT) kishin arrestuar gjashtë diplomatë rusë, 30 shtetas rusë me leje qëndrimi të përkohshëm dhe dy malazezë të dyshuar për spiunazh. Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Shtetit (SDT), Vukas Radonjiç, i tha Reuters se policia bastisi disa apartamente duke kërkuar prova për konspiracion dhe spiunazh. Kryeministri Dritan Abazoviç gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të mbledhjes së kabinetit qeverisës, duke mos dhënë detaje, tha se një “operacion ndërkombëtar”, me partnerë të huaj dhe zyrën e prokurorit të shtetit, ishte duke u zhvilluar për të ruajtur interesat e vendit. Vendi anëtar i NATO-s dhe me statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, i është bashkuar sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë për sulmin e saj në Ukrainë. Mali i Zi ka dëbuar diplomatë rusë edhe në të kaluarën. Ndërkohë Agjencia për Siguri Kombëtare e Malit të Zi ka njoftuar javë më parë, jozyrtarisht, se shërbimet ruse kanë qenë mbrapa një sulmi të fuqishëm kibernetik që ka çaktivizuar infrastrukturën shtetërore të teknologjisë informative në këtë vend. Sulmi kibernetik ka ndodhur në fund të gushtit, por pasojat e sakta të tij nuk dihen ende.

Top News- Beogradi në mosbindje civile/ Policia heq bllokadat, nis arrestimin e studentëve
04/07 14:59
Top News- Autorët e ‘Banjskës’, afër Vuçiç/ BE: Rasti po ndiqet, duhet llogaridhënie për sulmin
04/07 12:20
Top News- BE ‘inatoset’ me Vuçiç pas rrahjes së studentëve, i jep mesazh të prerë
04/07 11:32
Top News – Vuçiç, raprezalje natën. Policia shpërndan me dhunë protestuesit në Serbi
03/07 12:19
Top Channel/ Vuçiçi humbet qetësinë: Policia rreh egërsisht protestuesit në Beograd!
03/07 11:35
Top News – Flakët djegin Kretën. Zjarr masiv në ishull, zhvendosen mijëra persona
03/07 11:27
Top News- Operacion antidrogë në Greqi/ Shkatërrohet rrjeti kriminal greko-shqiptar
03/07 10:45
Top News- Beogradi në ‘bllokadë’ prej 4 ditësh/Vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
02/07 15:21
Top News- Vuçiçit s’i pëlqejnë urat e Kurtit /Ankohet në BE, ‘po ndërtohen pa miratimin tonë’
02/07 14:29
Top News- Takimi ‘i gjatë’ me Von der Leyen/ KE mohon deklaratën e Vuçiç: U takuan rastësisht
02/07 12:23
Top News- ‘Do të arrestoheni të gjithë’/ Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë kundër studentëve
02/07 11:08
Top News – Serbia, ‘djepi i vampirëve’ / Fshati serb në kërkim të famës dhe turistëve
30/06 15:46
Top News – Revolucion me ngjyra në Serbi / Rusia i del në krah Vuçiçit: Përpjekje për ta rrëzuar
30/06 15:18
Top Channel/ Banjska, të akuzuarit “shumë pranë Vuçiçtit”, Kurti: E shihni që patëm të drejtë?!
30/06 14:56
Top News- Kurti i rikthehet ‘Banjskës’/ Drejton gishtin nga Vuçiç si organizator i sulmit
30/06 14:50
Top News- Milionat e BE për rritjen/ Marta Kos mbledh në Shkup udhëheqësit e Ballkanit
30/06 13:17
Top Channel/ Marta Kos në Shkup: Liderët e Ballkanit mblidhen për Planin e Rritjes!
30/06 11:52
Top Channel/ “Nuk ka dorëzim”, protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës – hiqen barrikadat!
30/06 10:49
Top Channel/ Tronditet Vuçiçi! Serbët të gjithë në protestë kundër tij
28/06 22:59
Top News- Vlon Serbia, protesta pro dhe kundër Vuçiç…studentët s’bëjnë pas
28/06 21:23