Liderët e Greqisë dhe Francës pritet të vulosin një marrëveshje masive 5 miliardë dollarëshe, e cila i lejon Greqisë blerjen e të paktën 6 luftanijeve franceze ultra-moderne. ERT thotë se Athina planifikon të blejë tre fregata FDI tani e një të katërt pak më vonë, si dhe tre korveta Goëind. Nga ana tjetër, nënshkruhet dhe një marrëveshje historike ushtarake mes Athinës e Parisit, sipas të cilës nëse një nga dy vendet kërcënohet ose provokohet, atëherë vendi tjetër do ta ndihmojë atë ushtarakisht