Më shumë se 400 zjarrfikës vijojnë të luftojnë prej fillimit të javës zjarret gjigande në masivet pyjore në qytezën Dixie në veri të Idaho, në perëndim të SHBA. Zjarret e papërmbajtura janë përhapur në afro 10 hektarë. Zjarrfikësit në përpjekjet e tyre po mundohen të mbrojnë zonat më të vlefshme të komplekseve pyjore, siç janë ato në korridorin e lumit Salmon, teksa përpjekjet për ndalimin e përhapjes së flakëve deri tani kanë qenë të padobishme, prej erës së fortë dhe bimësisë së dendur të zonave.