Reshjet e shiut kanë prekur edhe qarkun e Shkodrës. Rruga e Obotit në një segment prej 200 metrash ka prezencë rreth 40 cm të ujit. Për lëvizjen e banorëve nga të dy anët e saj, janë vënë në dispozicion mjete të ushtrisë me një ekip të emergjencave civile.