Një stuhi apokaliptike u përplas mbi rajonet qendrore të SHBA-së, duke lëshuar furinë e të paktën 19 tornadove në 5 shtete. 50 viktima u shënuan vetëm në jugperëdim të Kentucky-t, ku trombat e dhunshme të ajrit rrafshuan cdo gjë në rrugën e tyre. “ishte si bombë atomike për qytezën e vogël Mayfield, që nuk ishte goditur ndonjëherë në këtë mënyrë nga tërbimi i motit”, thanë zyrtarë vendas. Në zonë është shpallur gjendja e emergjences e drejt rajonit është nisur dhe Garda Kombëtare.