Shiu i rrëmbyeshëm dhe më pas rrëshqitja e dheut kanë shkaktuar 19 vitktima në brazil. Tre persona nga e njëjta familje vdiqën kur dheu shkatërroi shtëpinë e tyre në qytetin Embu das Artes Disa rrugë dhe autostrada janë bllokuar, ndërsa uji në rrugë ka krijuar probleme për qarkullimin, raporton rrjeti AP. Prej dhjetorit reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje të rënda në Brazilin verilindor, dhe kanë detyruar pezullimin e operacioneve minerare.